Vlorë
308,400 €
Sip. Totale 102 m2
Dhoma Gjumi 2
Tualet 2
Dhomë Ndenje 1
Këtu mund të shijoni një pamje spektakolare të gjirit dhe një pamje magjike të perëndimit të diellit. Kjo rezidencë është lehtësisht e aksesueshme për banorët dhe transportin.
Apartament me pamje nga deti per shitje
Madhësia totale - 102.8 m2
Ballkon i gjerë
Sallon dhe aneks kuzhine
Dalja në ballkon
Dhoma gjumi master
Banjo en-suite
Dhoma e dytë e gjumit
Dy banjo
Ndodhet ne katin e 2
Ndërtime me cilësi të shkëlqyer
Pranë plazhit
Pishinë
Parkim
Ky kompleks banimi ndodhet në zonën “Ujë i Ftohte”, në të majtë të rrugës “Aleksandër Moisiu”, pranë hotel “Marina Bay”. Në një ballkon natyror rreth 100 m mbi nivelin e detit, çdo apartament mund të shijojë një pamje spektakolare të gjirit dhe një pamje magjike të perëndimit të diellit. Kjo rezidencë është lehtësisht e aksesueshme për banorët dhe transportin sepse ndodhet pak sipër rrugës. Në krahun e majtë, rezidenca ka një mbyllje minimale me një portë hyrëse unike, duke siguruar privatësi maksimale për banorët e saj.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimit të fasadës dhe materialeve të përdorura.
Muret janë të mbuluara me sistem kapuç, me polistiren 10 cm të cilësisë së lartë, të përfunduara me rifiniturë me material bashkëkohor, me ngjyra të qarta. Ballkonet dhe lozhat do të ndahen me xham strukturor transparent me trashësi 2mm (1+1) të sistemit triplex për të rritur sigurinë gjatë përdorimit të strukturës. Dritaret do te jene prej duralumini, me profil termik te cilesise se pare, dhe xham termik te dyfishte te cilesise me te larte per te ruajtur ekuilibrin termik sidomos gjate veres.
Rinovimet dhe instalimet e brendshme janë kryer sipas standardeve të BE-së. Këtu përfshihen impiantet e ngrohjes/ftohjes, hidraulika dhe shkarkimet e ujërave të zeza. Dyert e brendshme dhe të jashtme, materialet elektrike, materialet e rifiniturës janë materiale të cilësisë së parë, të importuara nga Italia.