Menu

Apartament 1+1 për Shitje në Vlorë - Lungomare - 257400€ | 85.8m²

Vlorë

3000€/ m2

Statusi

PËR SHITJE

Lloji

Apartment

Referenca

INV218

Shikime

51

Sip. Totale

85.8 m2

Sip. Totale 85.8 m2

Dhoma Gjumi 1

Tualet 1

Dhomë Ndenje 1

Përshkrim

Apartament 1+1 në katin e 7-të në Vlorë, zona Lungomare, ofrohet për shitje me një çmim prej 257400€.
• Sipërfaqja bruto: 85.8m²

Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror, duke ndikuar direkt në përzgjedhjen e materlaieve të fasadës dhe zgjidhjes arkitekturore. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.

Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale
Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure beto/arme, dhe e trajtuar me bojë betoni. Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.
- Muret ndares midis njesive tregtare do te jene me tulle = 25cm
- Muret e tualeteve te njesive tregtare do te jene me tulle = 20cm
- Muret ndares ne podrum do te jene me tulle = 20cm
- Muret perimetrale do te jene me tulle = 25cm + 15cm fasade e ventiluar
- Muret ndares Apartament – Apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
- Muret ndares Korridor i perb. – Apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
- Muret e banjave te apartamenteve do te jene me tulle = 20cm
- Muret ndares te dhomave do te jene me tulle = 12cm
- Muret e puseve te ajrimit ne tarrace do te jene me tulle = 20cm
- Muret e parapetit b/a te tarraces do te jene me tulle = 15cm
- Muret e kabines elektrike do te jene me tulle = 25cm
- Veshjet e murit te betonit ne apartamente = 10cm tulle + lesh guri
Ne total jane parashikuar te ndertohen 198 apartamente, te tipeve 1+1, 2+1 dhe 3+1. Apartamentet ndryshojne nga njeri-tjetri per shkak te gjeometrise te vete struktures urbane te objektit, duke ofruar vecori te ndryshme per secilin prej tyre, qofte ne zgjidhjen e planimetrise ashtu edhe te orientimit.
Siperfaqet e kateve banim variojne nga 2,434.04m² ne 2,698.94m², siperfaqa e katit perdhe 2,184.21m² katet nentoke 4,359.38m² secili.

- Tipi 1+1 nga 76.5 deri 85.5m²
- Tipi 2+1 nga 88.6m² deri 120m²
- Tipi 3+1 nga 148m² deri 178m²
- Te gjitha apartamentet do te kene ballkone ose llozha. Ne keto ambiente do te vendosen pajisjet e jashtme te kondicionimit.

Projekti arkitektonik i propozuar nga “Focus Architecture”, krahas risive te zgjidhjes se brendshme te objektit, do ti ofroje qytetit nje objekt te ri me parametra bashkekohore. Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e ansamblit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.

• Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni!